Skandal në Ligën e Kombeve: Gjyqtari i premton sulmuesit suedez dy penallti

Ndeshja ndërmjet  Turqisë dhe Suedisë ka ngjallur një skandal në Ligën e Kombeve.

Sport

19/11/2018 15:04

Pas ndeshjes, ishte sulmuesi Marcus Berg, i cili ka thënë se në përfundim të pjesës së parë, gjyqtari i ka premtuar atij dy penallti në pjesën e dytë.

Goli erdhi pikërisht nga pika e bardhë, në minutën e 71‘ të takimit, penallti e fituar pikërisht nga Berg, të cilën në gol e konkretizoi Granqvist.

„Në pjesën e parë u afrova të flas me gjyqtarin, të protestoja për një penallti që nuk mu akordua. U ulëm në dhomat e zhveshjes dhe e bëra që të dëgjojë atë që kisha. Më dha një premtim: „Do të shikojë pamjet dhe nëse ke të drejtë, do të akordojë dy penallti në favorin tënd“ ka thënë Berg për gazetën  „Aftonbladet“, transmeton lajmi.net.

Sipas shtypit të Turqisë, federata turke po konsideron ankesën në organet e UEFA.

Ata mendojnë se ndeshja mund të ripërsëritet pasi kanë dëgjuar deklaratat e Berg. /Lajmi.net/