Skandal në klubin e Vala Superligës, përjashtohen futbollistët që kurdisën ndeshjet për bastore

Problemet për Trepçën këtë edicion kanë qenë shumë evidente. Mirëpo, problemet e fundit janë shumë serioze.

Sport

26/05/2017 14:40

Sipas burimeve të Gazetasheshi.com brenda klubit mitrovicas, kryesia ka përjashtuar disa futbollistë, pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke i luajtur në bastore ndeshjet e skuadrës së tyre.

Në njërën prej dueleve të stinorit pranveror, e njohur për redaksinë e gazetës, futbollistët e larguar të Trepçës kanë prognozuar se do të shkaktojnë penallti.

Ndryshe, Trepça sot luan ndeshjen e fundit të këtij edicioni me Gjilanin, teksa në kampionatin e ri do të bëjë gara në Ligën e Parë.