Skandal në Itali, prifti dërgon mesazhe të “nxehta” te burrat e martuar

Një prift italian është shkarkuar nga detyra pasi u dërgonte mesazhe me përmbajtje seksuale burrave të martuar që frekuentonin kishën e tij.

Bota

29/08/2018 11:06

Pas disa muaj hetimesh, Arturo Aiello, peshkop i Avelinos, u detyrua të largonte një prift të ri të dioqezës së tij në lidhje me këtë skandal. Ishte një tjetër prift i cili mësoi nga qytetarë të ndryshëm se kolegu i tij u dërgonte mesazhe të “nxehta” meshkujve.

Prifti i ri, i thirrur nga peshkopi para një mini komisioni të formuar nga tre priftërinj të tjerë famullitar, nuk e mohoi incidentin dhe për këtë arsye u urdhërua heqja dhe pezullimi.