Skandal në futbollin kosovar, portieri grushtohet në fushë

Ulpiana dhe Dardana kanë zhvilluar sot derbin e Ligës së Dytë (Grupi B).

Sport

13/11/2017 08:30

Gjatë gjithë ndeshjes, gjithçka ka qenë korrekte në fushë, teksa sfida përfundoi 0:0.

Të dy skuadrat të kënaqura me ecurinë e lojës dhe ndarjen e drejtësisë kishin marshuar drejt zhveshtoreve, por kjo rrugë e shkurtër i doli e gjatë portierit të Dardanës, Granit Statovci.

Disa tifozë vendas kanë hyrë në terren me të përfunduar ndeshja dhe kanë sulmuar Statovcin, shkruan Gazetasheshi.com.

Siç shihet edhe në video, ai grushtohet keq.