Skandal në futbollin francez

Rëndësia e futbollit në Francë po zbehet çdo ditë e më shumë.

Sport

04/12/2018 14:58

Edhe pse Franca e ka fituar Kupën e Botës, skuadrat e tyre janë në një nivel të ulët të futbollit.

Ndeshjet që zhvillohen në Kupën e Francës, janë duke u nënvlerësuar si nga tifozët, ashtu edhe nga mediat, përcjell “lajmi.net”.

Asnjë televizion në Francë nuk ka aplikuar për të drejtat televizive në Kupën e vendit, duke e injoruar totalisht këtë kompeticion.

Kjo gjë ka bërë që edhe fitimet në Kupën e Francës të ulen, pasi sponzorët kanë filluar të largohen dhe nuk janë të gatshëm t’i ndajnë mjetet. /Lajmi.net/