Skandal në FIFA
Nuk po kanë të ndalur skandalet në FIFA.
Sport
Pas raporteve për rregullin financiar dhe shumë transferimet të parregullta, FIFA është goditur nga një tjetër skandal.
Shtëpia më e madhe në futboll ka marr një lajm shokues, pasi Gjykatësi i Komitetit të Etikës është arrestuar, përcjell “lajmi.net”.
Avokati i Sundra Rajoo tha për “Associated Press” se klienti i tij ishte ndaluar nga Komisioni Anti-Korrupsion Malajzian, pasi u kthye nga një mbledhje në FIFA, në Zyrich, mbrëmjen e kaluar.
Avokati Cheow Wee tha se një gjykatë atje refuzoi kërkesën për një urdhër-ndalimi 7-ditor kundër Rajoo dhe se ai u lirua më vonë pa kushte.
“Gjyqtari ra dakord me qëndrimin tonë se ai (Rajoo) ka imunitet dhe privilegje diplomatike, tha Cheow.
“Ai nuk mund të arrestohet e të paraburgoset, sepse nuk mund t’i nënshtrohet juridiksionit tonë penal”, ka thënë më tej ai. /Lajmi.net/