Skandal në ekipin e Kilit, zbulohet çfarë po bënin futbollistët para ndeshjeve

Gruaja e portierit të Kilit, Claudio Bravo ka publikuar akuza të rënda në rrjetet sociale.

Sport

11/10/2017 13:26

Një skandal i madh ka dridhur ekipin e Kilit. Janë shfaqur polemika të reja pas dështimit të ekipit për kualifikim në “Kampionatin botëror 2018”.

Kili u mposht 3:0 nga Brazili në xhiron e fundit të eliminatoreve duke i humbur përfundimisht shanset e pjesëmarrjes në “Rusi 2018” pas përfundimit në pozitën e gjashtë të renditjes nga Amerika e Jugut, përcjell “lajmi.net”.

Gruaja e portierit të Kilit, Claudio Bravo ka publikuar akuza të rënda në rrjetet sociale.

Ajo ka thënë se disa prej futbollistëve janë paraqitur në gjendje të dehur në stërvitje.

Sipas saj, kjo ka ndikuar në paraqitjet e dobëta të ekipit që janë përcjell me dështimin e kualifikimit për në “Kampionatin botëror 2018”. /Lajmi.net/