Skandal me shortin e Champions, Totti dinte kundërshtarin e Juventusit?

Kamera fokusohet tek Totti i cili thotë me zë të ulët: "Real..", "Real".

Sport

16/03/2018 15:41

Një veprim i Tottit është duke u përfolur shumë tani në mediat sportive ndërkombëtare në lidhje me problematikat e shortit të UEFA Champions League.

Në momentin kur nga goglat ka dalë Juventusin, kamera fokusohet tek Totti i cili thotë me zë të ulët: “Real..”, “Real”.

Pak sekonda më vonë, nga goglat ka dalë pikërisht Real Madrid si kundërshtari i Juventusit.