Skandal i madh, shkarkohet Allardyce?

Selektori i Anglisë, Sam Allardyce rrezikon të shkarkohet nga detyra pas një skandali.

Sport

27/09/2016 10:47

Trajneri i kombëtares angleze është kapur në një skandal ku është regjistruar me një kamera të fshehtë duke biseduar me disa agjentë sesi ti shpëtonin rregullave të transferimeve që kishte vendosur federata angleze e futbollit.

Sam Allardyce, trajneri i kombëtares i mëson agjentët për mënyra që duhet të ndjekin dhe për lojtarët që duhet të sjellin në kampionatin anglez, përcjell “Albeu.com”

Trajneri i “Tre Luanëve” mësohet se u ka thënë miq ve të tij se është larguar nga drejtimi i Anglisë pas këtij skandali.

Allardyce nuk do të jetë trajneri në duelin e radhës për kualifikueset e Botërorit ndaj Maltës. Ai përfitonte 3 milionë funte duke përfshirë dhe bonuset në krye të Anglisë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.