Skandal i madh nga Igli Tare

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, është akuzuar nga Gjykata e Romës për dëshmi të rreme.

Sport

15/07/2016 19:53

Së bashku me të në gjyq, i cili ishte caktuar në datën 17 tetor, do të dal edhe sekretari i përgjithshëm i klubit, Armando Calveri.

Sipas aktakuzës, të dy, janë duke u mbrojtur nga avokati Nicholas Capozzoli, me akuzën se kishin depozituar deklaratë të rreme në zyrën e punës në Romë për gojartin Mauro Zarate me pretendimin se ai mes marsit dhe qershorit të vitit 2013 nuk ishte qëndruar në selinë e Lazios në Formello.

Për këtë arsye klubi i kishte mbajtur 3 muaj nga paga në shifrën totale prej 900 mijë eurosh.

Por Zarate ka arritur të sigurojë elementet dhe provat bazë që tregojnë se në atë periudhë ka udhëtuar rregullisht në Formello për stërvitje.

Tare pritet që të dënohet me burg ose me një gjobë të majme pas shpalljes së vendimit nga Gjykata.