Skandal: Komuna e Preshevës i referohet Kosovës si “Kosova dhe Metohia” /FOTO

Një shpallje e vendosur sot në dyer të komunës së Preshevës ka zgjuar reagime të shumta.

Lajme

24/11/2017 19:51

Bëhet fjalë për shpalljen lidhur me zgjedhjet e parakohshme në Preshevë.

Në shpalljen e ngjitur në dyert e Komunës, Organi i Përkohshëm Qeverisës, Kosovës i referohet si “Kosovë dhe Metohi”, shkruan lajmi.net.

Udhëheqës i Organit të Përkohshëm në Preshevë është Shqiprim Arifi, i cili kandidon për kryetar në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 24 dhjetor të këtij viti. /Lajmi.net/

Dokument në gjuhën shqipe: