Skandal: Ja si Vetëvendosja organizoi transport për votues në Prishtinë (Video)

Lëvizja Vetëvendosje ditën e djeshme e ka shfrytëzuar në maksimum për të marrë vota. Ata, madje kanë mobilizuar aktivistët që të transportojnë njerëzit të votojnë për Shpend Ahmetin.

Lajme

20/11/2017 20:23

 

Njëri nga aktivistët, që ka mbetur anonimë ka thënë se njejtë është vepruar edhe në qytete tjera.

Kronika e Klan Kosovës tregon se si barten njerëzit tek qendra e votimit.

Duke u paraqitur si OJQ, Vetëvendosja u telefononte qytetarët dhe u ofronte transport për të votuar.

Por ata kishin ngatërruar numrat e telefonit, dhe e telefonuan gazetaren, e cila nuk e refuzoi ftesën.

Aktivsti tregon se të gjitha shpenzimet i heq Lëvizja Vetëendosje.

Për këto dhe shumë të tjera, ndiqeni storien. /Lajmi.net/

YouTube player