Skandal, infermieret detyrohen të bëjnë kërcim erotik (Video)

Koreja e Jugut supozohet se është një vend shumë më demokratik se sa Veriu, por duket se edhe në këtë shtet të drejtat e njeriut nuk duket se zbatohen. Ndryshe nga “vëllezërit” e Veriut, në Korenë e Jugut abuzimi me pushtetin nuk bëhet nga shteti, por nga drejtuesit e kompanive.

Fun

15/11/2017 09:56

Një spital në Korenë e Jugut është nën akuzë se ka detyruar infermieret që të performojnë një kërcim erotik para pjesës tjetër të stafit në një event të kompanisë.

Këtë të hënë Shoqata e Infermierëve në Korenë e Jugut, ka nisur një hetim për të zbuluar se çfarë realisht ka ndodhur në qendrën spitalin “Hallym University” në Chuncheonm raporton “The Korea Times”.