Skamja mbështet për muri familjen Rexhepi nga Podujeva

E vetmja gjë që ndryshon për familjen e Ismajl Rexhepit nga Podujeva prej disa vjetësh është data.

Lajme

04/01/2015 19:29

Për këtë familje nuk ndjehet moti era e festës, siç nuk u ndje as ajo e ndërrimit të moteve. 

Varfëria ekstreme, thotë kryefamiljari, e kanë mbështetur për muri. 

Ai vuan edhe nga një sëmundje që e bën të paaftë për punë, ndërkaq dora e shtetit ndihet vetëm një herë në muaj kur e tërë familja merr 70 euro ndihmë sociale. 

“Kjo jetë është shumë e vështirë. Shtëpia është e vjetër dhe frikohem se do t’i zë fëmijët”, ka thënë ai, përcjell koha.net. “Me shëndet nuk jam mirë, kam punuar punë të rënda fizike. As gruaja nuk është mirë me shëndet”, ka thënë më tej ai, raporton KTV.