S’ka UNESCO me politikanë të korruptuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk mund të ketë normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse dy palët nuk e njohin njëra-tjetrën si të barabartë.

Lajme

11/11/2015 08:15

Sipas tij, Kosova nuk po përfiton asgjë nga dialogu i Brukselit, prandaj duhet të ndërpritet menjëherë.

Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se rezultati i negociatave do të jetë integrimi i mëtutjeshëm i Serbisë në mekanizmat ndërkombëtarë, veçanërisht në BE, si dhe shtrirja e mëtutjeshme e kontrollit të saj brenda Kosovës, përmes “Zajednicës”.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tani duhet të vendosë se kujt do t’i qëndrojë besnikë: qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, apo Serbisë.