S’ka të sosur debati, Konjufca i përgjigjet Molliqajt: Ti je t’u dashtë me e shkatërru Vetëvendosjen

Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka reaguar pas akuzave të Molliqajt se Vetëvendosja po i thyen parimet për Listën Serbe.

Lajme

05/06/2018 12:46

Konjufca ka thënë se VV-ja vazhdon të mbetet te qëndrimet e saj se Lista Serbe është krijesë e Beogradit.

“Lista Serbe është krijesë e Beogradit dhe e Serbisë, nuk dallon nga Vuçiqi. Këtë msim e ke mësu në VV Dardan, se çka është Lista Serbe. E mbajmë këtë qëndrim”, tha Konjufca, shkruan lajmi.net.

Ndaj akuzave për koalicion me PDK-në, deputeti i VV-së tha se pikërisht PSD-ja po bën koalicion me partinë e Shpend Ahmetit.

Konjufca akuzoi Molliqajn se po donë me shkatërru Vetëvendosjen.

“Shpend Ahmeti nuk është më në Vetëvendosje. U bo kryetar i PSD-së. Ai duhet të monitrohet sikur një kryetar i PDK-së, AAK-së. Shpend Ahmeti ska asnjë obligim ndaj programit të VV-së me të cilin kish qef me dalë me mbledh vota Munet me ju ardh pak zheg, po duhet mu mësu”, tha Konjufca.

“Ti nuk munesh me fol për parime për VV-në. Ti donë me shkatërru VV-në”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Molliqaj sulmon ashpër Kurtin: A je gati që me serbët që i quaje “çetnik” ta rrëzojmë qeverinë?