S’ka statistika sa mjekë punojnë në Kosovë

Nga muaji mars i vitit të kaluar janë dhënë 563 licenca për mjekët. Mirëpo këta të fundit po përballen me probleme administrative për tu licencuar.

Lajme

17/01/2019 12:30

Këto shqetësime të mjekëse i paraqiti në mbledhjen e Odës së Mjekëve, kryetari i i këtij institucioni, Pleurat Sejdiu.

Sjediu, shtoi se mbetet sfiduese licencimi, edhe pse pranoi se disa kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet.

“Licencimet ka bë prapë sfidë dhe po na dalin problem më shumë administrative. Për këtë vit 563 licenca janë lëshuar, flasim prej muajit mars. Ka pas edhe prej atyre që janë refuzuar dhe prej atyre që janë kërkuar dokumente shtesë”.

Ai ka sqaruar se kanë gjetur asnjë data-bazë me të dhëna se sa mjekë punojnë. “Asnjë institucion nuk e ka pasë një data-bazë sa mjekë i kemi aq më pak sektori privat ka qenë i paregjistruar”.

Sejdiu gjatë prezantimit të raportit vjetor tha se gjatë vitin 2018, në Odë janë anëtarësuar 3861 mjekë, raporton EO.

“Kemi 3861 mjekë sipas krahasimit që ne kemi në data-bazë që është duke u furnizuar edhe vet ministria e Shëndetësi. Duke e krahasuar me vitin e kaluar kemi 200 mjekë të cilët janë aktiv”.

Sejdiu theksoi se Oda duhet të këtë buxhetin e vet dhe në asnjë mënyrë të mos mbetet në fund zero.

“Oda duhet me pasë buxhetin e vet. Se ku i shpenzojnë është punë e tyre jo në fund të vitit me mbet zero-zero. Sipas statistikave të Odës së mjekëve ka mjekë që paguajnë vetëm 10 euro në vit për trust”.

“Të gjithë ata që nuk janë anëtarë tonë po vazhdojnë ilegalisht. Të gjitha spitaleve private reklamojnë nuk janë anëtarë tonë”.