S’ka rroga për lojtarët e skuadrës angleze

Lojtarët e Bolton Wanderers, skuadër që garon në rangun e dytë të futbollit në Angli (Championship), nuk i kanë marrë pagat e muajit nëntor.

Sport

30/11/2015 19:43

Bolton ka njoftuar se akoma nuk ua ka dhënë pagat e muajit nëntor lojtarëve të skuadrës, për shkak të problemeve financiare.

Skuadra angleze po përballet me krizë financiare, pas rënies nga Premier Liga në vitin 2012.

Bolton kanë njoftuar humbje prej 172.9 milionë funtesh në prill të këtij vitit.

Skuadra ndodhet në pozitën e fundit në tabelë në Championship, me vetëm 11 pikë nga 17 ndeshje.