S’ka rritje të tensionit në Preshevë dhe Bujanoc

Avokati i Popullit në Serbi, Sasha Jankoviq konstaton se nuk ka rritje të tensionit në Preshevë e Bujanoc.

Lajme

05/06/2015 15:54

Kështu ka deklaruar ai pas një mbledhje me deputetë nga këto dy vende madje, madje shtoi se nuk ka as rritje të numrit të krimeve të rënda në Preshevë e Bujanoc edhe pas përleshjes së armatosur në Kumanovë.

Ai pas takimit me Shaip Kamberin, Riza Halimin dhe Nenad Mitroviqin ka thënë se nuk ka dëgjuar për ndonjë sjellje të keqe të xhandarmërisë dhe Policisë në atë pjesë.

Ombudspersoni u ka bërë thirrje mediave dhe organizatave joqeveritare që të jenë më aktivë në luftën kundër shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të drejtave të qytetarëve, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu ka kërkuar që nëse vërejnë ndonjë rast të tillë të drejtohet tek Ombudspersoni dhe të kërkojnë hetime mbi ato raste.

Ndryshe, Jankoviq ndodhet në Preshevë dhe Bujanoc për takime dhe mbledhje dhe për të parë nga më afër zhvillimet e atjeshme.