S’ka qeveri pro Evropiane pa PDK-në

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka thënë se nuk mund të ketë qeveri pro evropiane dhe pro amerikane në Kosovë pa PDK-në. Ai ka bërë me dije se këtë e tregon logjika e shëndoshë dhe numrat në kuvendin e Kosovës.

Lajme

10/07/2014 09:27

Siç ka thënë Selimi, qeveria e re duhet të ndërtohet në bazë të një konsensusi të gjerë dhe uniteti, e jo të varet nga egot personale.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai thotë se nëse dikush dëshiron zgjedhje të reja, PDK do të jetë e gatshme.

“Logjika e shëndoshë dhe numrat parlamentar tregojnë se një qeveri pro-Evropë, pro-Amerikë dhe me pro-progres nuk mund të bëhet pa PDK-në”.

 “Nëse dikush ka dëshirë ta kallë lojën duke u marrë me politika personale, ne do t’i kthehemi sovranit përsëri dhe nuk ka asnjë dyshim se populli do t’i dënojë rëndë ata që harrojnë principet duke u marrë me personat”.

Sipas Selimit, edhe ata që kundërshtojnë më së thelli dialogun me PDK-në, në vete e dinë se që kjo Kosovë të ketë sukses në katër vjetët e ardhshëm, një qeveri nuk mund të varet nga egot personale, por duhet të spirancohet në një consensus të gjerë dhe unitet.

“PDK-ja ofron këtë unitet”, thotë Selimi në “Epoka e re”.