S’ka qetësi mes Plisave dhe Prishtinës, ja çfarë ndodhi pas ndeshjes

Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme, për t’i dhënë “frymëmarrje” ekipit dhe besim Mirel Josës.

Sport

19/09/2018 20:42

Bardhekaltërit mposhtën Gjilanin në kryeqytet, në ndeshjen e mbetur të javës së parë të Ipko Superligës.

Prishtinasit iu falën një goli të Diar Miftarajt në minutën e 80, në një ndeshje të cilën e dominuan që nga fillimi e deri në fund.

Megjithatë, duket se raportet mes Plisve dhe Prishtinës nuk janë qetësuar ende.

Në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, shihet kapiteni Armend Dallku, duke diskutuar me Plisat pas përfundimit të ndeshjes.

Duket se tifogrupi bardhekaltër ka kërkuar llogaridhënie, pas nisjes jo të mirë të kampionatit nga ana e ekipit të Mirel Josës.