S’ka pushim për Berishën, stërvitet i vetëm për ndeshjen me Islandën (FOTO)

Besart Berisha ka kryer stërvitjen e parë pas arritjes në Kosovë.

Sport

18/03/2017 20:58

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, ka kryer stërvitjen e parë në stadiumin e Feronikelit, për të qenë sa më i përgatitur për ndeshjen debutuese të tij, ndaj Islandës më 24 mars.

Berisha në stadiumin e Feronikelit është shoqëruar nga ish futbollisti Enis Fetahu, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës.

Skuadra e Feronikelit ka falënderuar Besart Berishën që i nderoi duke u stërvitur në stadiumin e tyre, të cilit ia kanë dhuruar edhe një fanellë të klubit./Lajmi.net/

zj-7 zjj-2 zjjj-1 zj-3 zj-4