S’ka më “BBC”, kjo është treshja e re e Realit

Në Madrid dihen emrat që do të udhëheqin trinomin e radhës te mbretërit.

Sport

18/01/2018 16:30

Sipas sportives madrilene Marca, Real Madridi tashmë e ka gati listën e lojtarëve që dëshiron t’i transferojë.

Në Madrid dihen emrat që do të udhëheqin trinomin e radhës te mbretërit.

Rindërtimi i skuadrës do të nisë nga krahët, ku tashmë kanë nisur tratativat me Eden Hazardin dhe Neymarin, dy superyjet njëri i Chelseat e tjetri i PSG-së.

Klubi mbretëror për qendër të sulmit ka disa opsione, ku prioritet është Robert Lewndowski, i cili ashtu kështu ka pasur polemika publike me klubin duke shprehur shpesh pakënaqësi.

Alternativa e Lewas pa dyshim se janë Mauro Icardi dhe Harry Kane.