S’ka kuorum, mbledhja e re e Kryesisë së Kuvendit thirret për në orën 21

Zhvillimet e fundit nga Kryesia e Kuvendit janë dramatike. Mbledhja e parë e Kryesisë e thirrur para një orë ka dështuar për shkak se nuk ka pasur kuorum.

Lajme

22/12/2017 19:41

Gazetarja e lajmi.net që ndodhet në vendin e ngjarjes ka thënë se mbledhja e re e Kryesisë së Kuvendit është caktuar për në orën 21:00.

Kjo mbledhje ishte thirrur pas mbledhjes së 43 nënshkrimeve të deputetëve për të ftuar seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale. /Lajmi.net/