S’ka kredi për bizneset e reja – Lajmi.net
S’ka kredi për bizneset e reja
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 10:29, 29 August 2017
Një pronar i një biznesi të sapo hapur nuk mund të marrë kredi në bankat komerciale në vend pa pasur së paku 6 muaj ekzistencë. Përveç kësaj, bizneset në vend ankohen se kanë vështirësi të gjejnë staf të kualifikuar, por edhe treg për produktet që ata prodhojnë.

Bizneset e vogla dhe të mesme në vend po vazhdojnë të ballafaqohen me problemin e qasjes në financa, por edhe me sigurimin e stafit të kualifikuar.

Sipas Olivera Cenit, nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), nga 100 ndërmarrje sa i kanë anketuar, kanë gjetur se 43 për qind e ndërmarrjeve të mesme kanë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar.

Nga ky numër, 44 për qind e ndërmarrjeve të vogla potencojnë se kostoja e prodhimit paraqet sfidën e tyre më të madhe derisa 33 për qind e mikrondërmarrjeve thonë se kanë problem me gjetjen e konsumatorëve.

Ceni nga OEK-u thotë se në vazhdimësi nga bizneset është potencuar qasja e vështirë në financa.

“Ne kemi anketuar 7 banka komerciale në Kosovë dhe 6 institucione mikrofinanciare për të krahasuar kërkesën e ofertën në treg dhe kemi gjetur se edhe më tej kusht i bankave është që së paku këto biznese të vogla dhe të mesme të jenë ekzistuese më shumë se gjashtë muaj, në mënyrë që të japin pastaj kredi. Është e vërtetë që Qeveria ka ndërmarrë disa hapa për mbështetjen e sektorit të bizneseve, por nuk ka ndërmarrë asnjë hap te sektori bankar në mënyrë që t’ua lehtësojë marrjen e kredive apo t’ua mundësojë që ky kriter të hiqet nga bankat për marrjen e kredive”, ka thënë Olivera Ceni. /Zëri

Fjalët kyçe: bizneset e reja, Kreditë

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Bike Rivals
  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master Japan