S’ka më kamp në Idomeni

Evakuimi i kampit të sajuar nga migrantët në Idomeni, në kufirin greko-maqedonas, përfundoi, njoftoi sot një përgjegjës i policisë.

Bota

26/05/2016 20:04

“Në ditën e tretë të operacionit të shpërbërjes së kamput, transferuam 783 persona të tjerë dhe përfundoi, nuk ka më asnjë person në kamp, kanë mbetur vetëm tendat e organizatave humanitare”, njoftoi ky burim.

Autoritetet greke njoftuan se të hënën në kamp kishte 8 424 persona, pak çaste para fillimit të operacionit të evakuimit.