S’ka gola në Olimpico

Roma barazoi pa gola me Interin në Olimpico, në kuadër të xhiros së 26’të në Serie A. Giallorossët nuk arritën të marrin pikë të plota ndaj Nerazzurrëve, që po ashtu nuk erdhën për t’u mbrojtur në kryeqytet, pasi u munduan të kërcënojnë vendasit. Pjesa e parë nuk solli ndonjë rast të mirë për shënim pasi…

Sport

01/03/2014 21:46

Roma barazoi pa gola me Interin në Olimpico, në kuadër të xhiros së 26’të në Serie A.

Giallorossët nuk arritën të marrin pikë të plota ndaj Nerazzurrëve, që po ashtu nuk erdhën për t’u mbrojtur në kryeqytet, pasi u munduan të kërcënojnë vendasit.

Pjesa e parë nuk solli ndonjë rast të mirë për shënim pasi të dyja skuadrat u shfaqën të kujdesshme në lojën e tyre.

Pas intervalit, Roma u mundua të merrte iniciativën e ndeshjes, dhe më së afërmi nga goli i epërsisë erdhi në minutën e 75’të kur Radja Nainggolan depërtoi nga mesfusha duke shërbyer për Miralem Pjanicin në zonë, por goditjen e boshnjakut e devijoi në korner portieri Samir Handanovic.

Nga po i njëjti korner, Pjanic kërcënoi me kokë por topi shkoi jashtë portës.

Skuadrat i ndanë pikët, dhe Roma vazhdon të jetë e dytë, me tetë pikë më pak se lideri Juventus, që të dielën mbrëma ndeshet me Milanin në San Siro. Kurse, Inter është i pesti me 41 pikë.