S’ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Rusi – Kroaci shkon në vazhdime

Nuk kanë sjellë fitues 90 minutat e ndeshjes çerekfinale Rusi – Kroacia.

Sport

07/07/2018 21:54

Rusia dhe Kroacia do ta kërkojnë gjysmëfinalen në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, pasi koha e rregullt përfundoi 1:1.

Të dy golat nga koha e rregullt u shënuan në pjesën e parë.

Cheryshev shënoi për Rusinë në minutën e 31’, ndërsa Kramaric barazoi në minutën e 39’./Lajmi.net/