S’ka fitues në sfidën e parë mes Liverpoolit dhe Bayern Munich

Liverpool dhe Bayern Munich kanë luajtur barazim 0-0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Sport

19/02/2019 22:51

Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma në stadiumin ‘Anfield Road’, ka përfunduar pa fitues.

Vendasit e Liverpoolit, ishin më kërkues në fazën ofensive, ku krijuan disa mundësi të mira shënimi, por pa arritur të mposhtnin portierin Manuel Neuer.

Vlen të ceket tentimet e Sadio Mane, ku reprezentuesi nga Senegali, ishte jo pak herë në mundësi të mirë shënimi.

Pavarësisht rezultatit jo të favorshëm nga ndeshja e parë, Jurgen Klopp vendosi të mos e inkuadrojë fare në lojë Xherdan Shaqirin, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Bayern Munich.

Ndeshja e kthimit në ‘Allianz Arena’ luhet pas tri jave./Lajmi.net/