S’ka fitues në derbin mes Drenicës dhe Feronikelit

Ka përfunduar pa fitues derbi i Drenicës.

Sport

05/05/2018 18:10

Skuadra që e mban po këtë emër, Drenica, ka barazuar pa gola (0-0) me fqinjët e Feronikelit në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në kuadër të xhiros së 31-të të Vala Superligës së Kosovës.

Për Feronikelin ky është barazimi i 17-të në këtë kampionat, derisa për Drenicën i shtati. Skuadra nga Drenasi ka pasur ambicie shumë më serioze, por befasisht u gjend në pjesën e poshtme të renditjes.