S’ka fitues në derbin Inter – Napoli

Derbi i xhiros së 28-të në Serie A mes Interit dhe Napolit, nuk ka dhuruar fitues.

Sport

11/03/2018 22:42

Inter dhe Napoli, kanë ndarë pikët duke barazuar pa gola (0-0) në ‘San Siro’.

Napoli e nisi më mirë pjesën e parë, duke u treguar skuadër më këmbëngulëse e me disa raste të mira, përballë një Interi që kishte zgjedhur të mbrojtur.

Për dallim nga pjesa e parë, e dyta ishte më e hapur për të dy skuadrat, që kishin rastet e tyre.

Pavarësisht angazhimit, të dy skuadrat u deshtë të pajtohen me barazim 0-0.

Me këtë barazim, bije në vendin e dytë me 70 pikë, ndërsa Interi me 52 pikë zë vendin e pestë./Lajmi.net/