S’ka fitues në derbin e kryeqytetit

Prishtina dhe Flamurtari kanë luajtur 1:1 në derbin e javës së shtatë në IPKO Superligën e Kosovës, me këta të fundit që golin e barazimit e shënuan në minutën e 87’ të takimit.

Sport

30/09/2018 20:36

Skuadra e Mirel Josës nuk ka arritur të rikthehet te fitorja, duke barazuar 1:1 me Flamurtarin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Armend Thaçi në minutën e 3’ shënoi për t’i dhënë epërsinë 1:0 Prishtinës.

Flamurtari barazimin e arriti në minutën e 87’ të ndeshjes, kur shënoi përmes Getoar Dragushës.

Ky barazim e mban Flamurtarin në vendin e tretë me 14 pikë, ndërsa Prishtina me 12 pikë zë vendin e gjashtë./Lajmi.net/