S’ka fitore për Interin, e ndal edhe Fiorentina

Interi ka dështuar të shënoi sërish fitore në Serie A.

Sport

05/01/2018 22:43

Në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A, Interi ka barazuar 1:1 në udhëtim te Fiorentina. Kjo është ndeshja e pestë radhazi që skuadra e Spallettit nuk e shijon fitoren.

Icardi qnë minutën e 55’ shënoi për epërsinë e Interit.

Në minutën e 91’, Fiorentina barazoi në 1:1 përmes Simeones.

Xhiron e ardhshme, Interi në ‘San Siro’ takohet me Romën./Lajmi.net/