S’ka dokumente, Kosovës i mungon edhe një futbollist (FOTO)

Fidan Aliti që po shkëlqen në kampionatin kroat te skuadra e Slaven Belupo.

Sport

10/11/2016 11:27

Mbrojtësi nga Lugina e Preshevës, Fidan Aliti ishte lojtari më i ri që iu bashkua Kombëtares së Kosovës në futboll për takimin me Turqinë.

Aliti që po shkëlqen në kampionatin kroat te skuadra e Slaven Belupo, pritet të mungojë në ballafaqimin me Turqinë që luhet më 12 nëntor.

Indeksonline ka siguruar një foto të lojtarit i cili është duke pritur në Kosovë për t’iu rregulluar letrat e dokumentacionit.

23-vjeçari ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, në vitet 2014-2016 dhe ka zhvilluar dy paraqitje.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.