S’ka Botëror për Simunic

Josip Simunic nuk do të marrë pjesë në Botëror. Tribunali Arbitrar Sportiv e ka konfirmuar diskualifikimin prej 10 ndeshjesh të futbollistit kroat, i cili u ankua në vendimin e FIFA-s.

Sport

12/05/2014 23:30

Tribunali Arbitrar Sportiv (TAS) e ka refuzuar ankesën e prezantuar nga Josip Simunic, mbrojtës i Kroacisë, i dënuar me 10 ndeshje moslojë.

Futbollisti kroat ishte dënuar nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit për koret raciste që kishte bërë pas një ndeshjeje të Përfaqësueses, kur e kishte marrë mikrofonin dhe kishte biseduar me tifozët kroatë.

Kjo i ka kushtuar rëndë Simunicit, i cili nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në Botërorin ‘Brazil 2014’.