Sjelljet që e bëjnë jetën tuaj më të qetë

Prej problemeve të ndryshme ne njerëzit duket se e çojmë të tashmen kot. Por duke u mëshuar disa sjelljeve praktike, e përditshmja jonë mund të bëhet më e qetë. Ja se cilat janë ato.

Lifestyle

11/01/2017 01:43

– Hidhni, shisni ose dhuroni gjithçka që nuk keni aspak nevojë. Nëse ka diçka që mund t’ju shërbejë e që mund t’ju çlirojë menjëherë nga ankthi, duke ju sjellë në formë, është pikërisht fakti i të zhdukurit të gjërave që sinjifikojnë negativitetin.

– Planifikoni e sistemoni gjithçka që bëni. Dhe me gjithçka duhet të kuptoni gjithçka. Të gjitha dokumentet duhet t’i ruani në një vend që e dini. Rrobat duhet t’i rregulloni në atë mënyrë që të jenë të arritshme për ju e që mund t’i gjeni lehtë. Në të njëjtën mënyrë veproni edhe me mendimet tuaja ose planet.

– Mos konsumoni ato për të cilat nuk keni nevojë.

Blini vetëm ato ushqime që vërtet do t’i konsumoni. Pra, nëse nuk do t’i përdorni, mos shpenzoni kohë me para kot, duke i çuar në shtëpi.

– Vëreni veten në plan të parë, edhe ndaj punës, dhe këtë bëjeni sa më shpesh të mundeni. Ju jeni më shumë sesa ajo që bëni dhe sesa fitoni.

– Bëni diçka që ju ndihmon të meditoni. Nëse duke qëndruar ulur me këmbë të kryqëzuara e duke marrë frymë thellë nuk bën për ju, atëherë gjeni diçka e cila ju bën mirë. Zhvilloni çfarëdolloj aktiviteti tjetër, i cili është në gjendje t’ju bëjë më të dashur ndaj vetes.

– Mësohuni t’i transformoni të gjitha aktivitetet shtëpiake në praktikë të natyrës terapeutike … për shembull, momentin e banjës. Qetësohuni duke qëndruar në ujë të ngrohtë me disa qirinj rreth jush. Mos harroni as ndonjë aromë të këndshme për ta shpërndarë në atë moment. Kjo është një praktikë e lehtë për t’iu qetësuar nervat.

– Filloni të mbushni një ditar me citimet tuaja. Konsiderojeni si një mbledhje frazash, idesh dhe paragrafësh që janë në gjendje t’ju frymëzojnë dhe t’ju bëjnë të reflektoni.

– Në mbrëmje ndizni qirinjtë. Flaka e tyre, e parë veçmas, është në gjendje t’ju dhurojë një efekt relaksues.

– Zëvendësojeni dozën tuaj të përditshme të çajit/kafesë me ujë të ngrohtë dhe limon. Kjo është një pije relaksuese, e cila ofron përfitime shumë të mira për shëndetin. Ndër të tjera, ajo është padyshim më ekonomike dhe më natyrale. Mësohuni ta vlerësoni.

– Mos u merrni më me ata persona që nuk kanë një ndikim pozitiv në jetën tuaj. Shëndeti juaj mendor është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

– Përgatiteni vetë darkën. Eksperimentoni në kuzhinë, sepse kjo do t’ju japë një kënaqësi shumë të madhe. Do t’ju bëjë të ndiheni më të gjallë, më të përgjegjshëm, në një mënyrë e cila është shumë e thjeshtë dhe humane.

– Gjeni lumturinë tuaj më të madhe në jetën e thjeshtë të çdo dite. Tregojini vetes tuaj se nuk keni nevojë për asgjë, veçanërisht të ekzagjeruar, për të shijuar ndonjë eksperiencë shpirtërore të mrekullueshme.