“Sjellja e BE-së në çështjen e Katalonisë dhe Kosovës është hipokrite”

Reagim hipokrit, po e cilëson sjelljen e Bashkimit Evropian në krahasimet Kataloni-Kosovë, kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Vojvodinës, Nenad Çanak.

Lajme

10/10/2017 21:28

Ai në Radio Televizionin e Vojvodinës deklaroi se BE-ja ka standarde të dyfishta në lidhje me këto raste.

“Unë personalisht mendoj se është një hipokrizi e madhe e BE-së, për të cilën duhet të flasim seriozisht”, tha Çanak, transmeton lajmi.net

“BE-ja ka treguar se nuk dëshirojnë të ndërhyjnë një keqkuptim të tillë. Nga jashtë, nuk u paraqit shumë e besueshme për atë se çfarë bëjnë”, tha ai.

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se Katalonia nuk mund të krahasohet me Kosovën, pasi Spanja është anëtare e Bashkimit Evropian. /Lajmi.net/