Sjell orën në shkollë, arrestohet nxënësi mysliman: Po bën bombë

Një djalosh shkolle në Dallas, SHBA, u arrestua pasi akuzohet se po përgatiste një bombë.

Fun

16/09/2015 12:32

14-vjeçari Amed Mohamed, që është mysliman, kishte përgatitur një orë vetë në shtëpi. Po kur e solli në shkollë, mësuesit dyshonin se ai po bënte një bombë.

Pavarësisht se tentoi t’u shpjegojë se është thjesht një orë, ai u arrestua dhe u mor në pyetje.

Policia thotë se mund të ngrejë akuzë ndaj tij. Ahmed e kalon kohën duke luajtur me elektronikë dhe i pëlqejnë shpikjet. Por duket se shpikja e fundit po i kushton./mapo.al

Ora 1