Sivjet nis ndërtimi ambasadës amerikane në Prishtinë: Ja kushtet e tyre

Ambasada amerikane pritet që këtë vit të nisë punën në objektin e saj në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.

Lajme

05/04/2015 20:48

Pikërisht në zonën ku do të ndërtohet ajo, Drejtoria e Urbanizmit e Prishtinës ka nisur punën në ndryshim të planit rregullues, raporton KTV.

Kështu, amerikanët kanë vënë kushtet e tyre, duke kërkuar gjelbërim 30 metra përreth objektit dhe duke mos lejuar ndërtim të objekteve kolektive.

Drejtori i Urbanizmit, Liburn Aliu, ka thënë se amerikanët me Planin Zhvillimor Urban të bërë nga LDK-ja kishin 100 metra gjelbërim më tej, por që në bisedime me Qeverinë e re janë pajtuar për 30 metra, transmeton koha.net.

KTV-ja ka pritur disa ditë për një përgjigje nga Zyra e shtypit e Ambasadës për të treguar se a i kanë vënë këto kushte për çështje sigurie, por ata nuk janë përgjigjur.