Sivasspori mposht Prishtinën

Skuadra turke, Sivasspor ka arritur të mposht Prishtinën me rezultat solid prej 2-0, në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës.

Sport

06/09/2014 20:15

Fitorja e skuadrës nga Turqia u arrit me ndihmën e portierit tonë, Kushtrim Mushica i cili nuk ishte në nivelin e duhur në këtë takim.

Sivasspori kaloi në epërsi në minutën e 37’ të takimit, falë golit të shënuar nga Hakan Arslan.

Në fundin e pjesës së parë, sulmuesi më i mirë i Prishtinës, Mentor Zhdrella goditi transversalen.

Në minutën e 71’ Sivasspor arriti të dyfishojë epërsinë në këtë takim, përsëri falë një gabimi të bërë nga portiere i skuadrës së Prishtinës, Kushtrim Mushica.

Pavarësisht humbjes, Prishtina ka luajtur një lojë për tu lavdëruar, kundër një skuadër të një niveli mjaft të lart.