Situatë konflikti në Krimea, vritet një ushtar ukrainas

Një ushtar ukrainas është vrarë dhe një tjetër është plagosur të martën gjatë të shtënave në një bazë ushtarake ukrainase në gadishullin e trazuar të Krimesë, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës për AFP.

Bota

18/03/2014 16:48

Incidenti ndodhi në qytetin kryesor të krimesë në Sevastopol.

Zyrtari nuk ka specifikuar nëse baza qe sulmuar nga ushtratë rusë apo policia pro- Kremlinit e cila gjithashtu patrullon nëpër gadishull.

Më herët gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Ukrainës, Arseny Yatseniuk, tha se konflikti në gadishullin e shtetit të tij të Krimesë, tani nën kontrollin rus. Ka hyrë në një fazë ushtarake dhe e akuzoi Rusinë për përfshirje në “krim lufte” duke shtënë ndaj shërbyesve ukrainas.