Situatë alarmante tek Barca! Valverde kundër Pique, arsyeja Messi

Ernesto Valverde dhe Gerrard Pique së fundmi kanë shprehur mendime të kundërta.

Sport

21/10/2018 09:59

Bëhet fjalë për lëndimin e Leo Messi dhe qasjet e ndryshme të trajnerit dhe qendër mbrojtësit, shkruan lajmi.net.

Mbrojtësi i Barcelonës është shprehur se skuadra është kualitative dhe nuk do ta ndjejë mungesën e Leo Messit.

“Në aspektin psikologjik, ne e dimë se kur e kemi atë, jemi më të fortë. Por, nuk mund ta lejojmë mungesën e tij të na ndikojë aq shumë”, ka thënë qendërmbrojtësi spanjoll.

“Është dallim i madh mes ndeshjeve kur e kemi atë dhe ndeshjeve kur nuk e kemi atë. Por, ne kemi mjaftueshëm lojtarë të tjerë, kështu që nuk duhet të brengosemi kur ai mungon në një ndeshje”, ka pëfunduar Pique.

Valverde në anën tjetër beson se mungesa e argjentinasit nuk do të kalojë pa u vërejtur.

“Nuk e mohoj se do të humbim diçka nga loja jonë me lëndimin e Messit. Nuk mund të bëjmë shumë ndryshime. Nuk ndodh shpesh të luajmë pa Messin” ka thënë Valverde për Marca.

Barcelona do të zhvillojë “El Classicon” pa shërbimet e numrit 10. /Lajmi.net/