Situata vazhdon të jetë e tensionuar në kufirin Kosovë-Serbi (Foto)

Medvegjasit janë larguar vetëm disa metra nga pikë-kalimi që lidhë Kosovën me Serbinë në Mutivod. Ata janë duke insistuar në kalimin e tyre në Serbi, në mënyrë që të shkojnë në Metvegjë për të votuar.

Lajme

13/09/2015 14:48

Në këto momente ata janë duke e pritur kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar Jonuz Musliu dhe kryetarin e Bujanovcit. Ata thonë se nuk do të largohen nga ky vend.

Ndërkohë, kryetari i Partisë i Partisë Demokratike, dega në Metvegjë, Bajram Mustafa tha se po ndodhin gjëra që rrallë kush i kishte paramenduar se mund të ndodhin.

“Ne që nga mëngjesi jemi me organet e pushtetit në Metvegjë, ministrisë së punëve të brendshme, ku ata premtojnë se për pesë minuta thonë se do të ngritët sistemi dhe për një herë thonë se ka rënë sistemi. Sipas neve ky është një apstraksion direkt i shtetit me marrëveshje me kënd, do të shihet në të ardhmen “, ka thënë ai. /KP

Med6 Med5 Med4 Med3 Med2 Med1