Situata në Ukrainë shtyn Poloninë të blejë 10 helikopterë luftarakë

Ministria e Mbrojtjes së Polonisë ka njoftuar se ka shpejtuar procesin e tenderit për blerjen e helikopterëve të rinj luftarak për shkak të konfliktit të armatosur në Ukrainën fqinje.

Bota

07/08/2014 18:51

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Jacek Sonta ka thënë sot se ministria e ka shpejtuar afatin për të zgjedhur 30 helikopterë të rinj, të cilët do të zëvendësojnë ata që i ka në posedim, helikopterët e vjetër, prodhim rus, raporton REL.

Në mesin e 10 helikopterëve të rinj ka sish të llojit Apache amerikan AH-64E, të prodhuar nga Boeing, “Eurocopter Tiger”, prodhuar nga konsorciumi franko-gjerman, dhe Agusta britaniko-italiane, AW129 “Mongoose”.

Sonta ka thënë se Ministria është duke i vëzhguar zhvillimet në lindje të Ukrainës me shqetësim dhe se zyrtarët shpresojnë që helikopterët e rinj mund të merren në posedim deri në vitin 2017.

Gjatë kësaj jave liderët polakë janë deklaruar se është i mundshëm një përkeqësim i konfliktit në Ukrainë.