Situata e kontratës së Messit, shokuese

Joan Laporta e ka konsideruar si shokuese situatën aktuale të kontratës së Lionel Messit. Ai thotë se katalunasit nuk e vlerësojnë si duhet katër herë fituesin e Topit të Artë.

Sport

25/04/2014 11:13

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka përshkruar situatën aktuale të kontratës së Lionel Messit si shokuese.

Përfaqësuesi argjentinas kishte nënshkruar kontratë me klubin Blaugrana në shkurin e vitit të kaluar, duke e bërë atë katalunas deri në vitin 2018.

Më pas flitej për vazhdimin e kontratës, por presidenti aktual i Barçës, Josep Maria Bartomeu ka zbuluar të dielën se klubi po planifikon ta modifikojë kontratën e re, por gjithçka varet nga paraqitjet e futbollistit.

“Është shokuese që situata e Messit nuk është zgjidhur ende. Nëse do të isha unë, Leo do të ishte i lidhur për Barcelonën përgjithmonë”, deklaroi Laporta për Cuatro.

Sa i përket Neymarit, ish presidenti i Barçës thotë se ai është viktimë e menaxhmentit të keq të Bordit aktual.