Sistemi i ri i makinave të reja ‘Tesla’ do t’i gëzojë vozitësit amatorë

Tesla dëshiron t'u lejojë pronarëve amatorë të automjeteve të kontrollojnë automjetin e tyre derisa janë në largësi.

Auto & Tek

24/01/2019 16:44

Elon Musk, Drejtor i Përgjithshëm i Tesla-s, tha se kompania do të lansojë ‘Sentry Mode’ që do t’iu japë përdoruesve mundësinë për të parë dhe regjistruar ndonjë aktivitet që ndodh kur ata largohen nga Tesla, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, është e paqartë kur do të startojë funksioni.

‘Sentry Mode’ do të jetë në dispozicion për të gjitha makinat me autopilot-in e inkorporuar, sipas Musk.

Ajo gjithashtu mund të aktivizohet nëse makina e kupton se është goditur. /Lajmi.net/