Sistemi i detektimit të alkoolit, vetura nuk ndizet nëse shoferi ka alkool në gjak

Senzori i cili detekton alkoolin në gjak është teknologji e re, e cila mund të bëjë që makinat të fiken nëse senzori zbulon se shoferët janë nën ndikim të alkoolit.

Auto & Tek

07/06/2015 17:42

Një video që tregon sistemin e ri teknologjik të quajtur ‘Driver Alcohol Detection System for Safety’ është publikuar të enjten në YouTube.

Senzorët e frymëmarrjes dhe të prekjes janë të vendosur në automjet, për të zbuluar nëse shoferi ka alkool në gjak, transmeton Lajmi.net.

29695C6300000578-0-Blood_alcohol_sensor_techonology_might_cause_cars_to_shut_down_i-a-3_1433633578850

Sistemi i bazuar në frymëmarrje, siç shpjegon videoja, mund të masë molekulat e alkoolit në frymëmarrjen e shoferit.

2969903A00000578-0-image-a-11_14336336856992969669300000578-0-For_the_touch_based_sensor_the_video_says_Alcohol_absorbs_specif-a-14_1433633718066

Për opsionin tjetër, videoja thotë se ‘ky sistem i bazuar në prekje përdorë spektroskopinë me rreze infra të kuqe për të zbuluar nivelin e alkoolit në gjak, transmeton Lajmi.net.

Për të dy senzorët, në qoftë se shoferi ka në gjak sasi të alkoolit më të lartë se 0,8 – që është limiti ligjor – atëherë makina nuk do të lëvizë, sipas videos.