Sislej Xhafa çon shalqinj dhe asfalt në Poloni

Ekspozita e titulluar “Palëvizshmëria e Mendimit” në Galerinë e Artit Bashkëkohor “BWA Sokol” në Nowy Sącz, është prezantimi i parë individual i veprave të artistit nga Kosova, në Poloni.

ShowBiz

26/01/2016 12:20

Kjo ekspozitë ka bërë bashkë veprat e hershme të artistit, duke i plotësuar me një pjesë specifike të re.

Sislej Xhafa kombinon artin me përvojën e hapësirës, si rezultat, energjia e vendndodhjeve specifike aktivizohet në përballje me veprat e tij.

Kjo është aq e vërtetë për vendet fizike – jemi në qytetet të vegjël ku personazhet historikë kanë pasur ndikim të konsiderueshëm në identitetin bashkëkohor të atij vendi –ashtu edhe në hapësirat mendore që mbivendosen me to. /lajmi.net