Sirupi natyral që përmirëson shëndetin tuaj

Nëse ndiheni të lodhur vazhdimisht dhe pa energji, atëherë është koha që të bëni disa analiza të gjakut.

Lifestyle

23/11/2017 19:17

Por para se të shqetësoheni dhe të shkoni te mjeku, provojeni këtë pije që e gjeni më poshtëe e që do të përmirësojë shëndetin tuaj në përgjithësi, transmeton Klan Kosova.

Përbërësit:

1 kg rrepa

Gjysmë kg karrota

Lëngu i një limoni

2-3 portokaj

2 molla

1 kavanoz mjaltë

Përgatitja:

Qërojini rrepat, karrotat dhe mollët. Preni në copë të vogla dhe vendosini në mikser (blender). Portokajt dhe limonin shtrydhini me dorë dhe më pas lëngun e tyre shtojini tek pjesa e parë.

Në fund, shtoni mjaltin dhe përzieni të gjitha mirë.

Këtë lëng vendoseni në shishe xhami, sasi kjo që duhet të ju zgjasë përafërsisht për 15-20 ditë.

Këtë sirup duhet ta konsumoni çdo mëngjes në stomak të zbrazët.