Siriani diplomon në Kosovë

Siriani Burhanudin Shishman bashkë me familje kishte ikur nga lufta në Aleppo të Sirisë, dhe kishte emigruar në Prizren.

Lajme

19/09/2017 20:52

 

Ndërsa tash, pesë vjet më vonë, Shishman, përveç mësimit të gjuhës shqipe, ka arritur të diplomojë në arkitekturë, njofton Klan Kosova.

Shishman ka thënë se u pranua shumë mirë në shoqëri, por mësimi i shqipes për të nuk qe aspak i lehtë, edhe pse nënën e ka me prejardhje nga Kosova.

Në anën tjetër, mentori i Burhanudinit, profesor Lulzim Beqiri, thotë se Burhanudini duhet të jetë shembull për të gjithë refugjatët në botë.

Familja e Burhanudin Shishman tashmë ka krijuar jetë të re në Prizren, ku kanë hapur edhe një biznes familjar, por dëshira e tyre është që lufta në Siri të përfundojë e këta të kthehen në vendlindjen e tyre.